Policia ka vendosur në pranga një 51-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi ishte dënuar me 8 vjet burgim në Itali për trafikim të lëndëve narkotike.
51-vjeçari Besnik Osmëni është arrestuar në Vlorë pas bashkëpunimit të Interpol Tiranës me “partnerët europianë, si dhe me mbështetjen e inteligjencës informative, për vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar ndërkombëtarisht, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Limit”, si rezultat i të cilit u kap në lagjen “Pavarësia”, Vlorë dhe u arrestua përkohësisht, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, shtetasi: Besnik Osmëni, 51 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Apelit e Mesinas, Itali, e ka dënuar me 8 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal Italian”.
Në bashkëpunim me Interpol Romën dhe me agjencitë ligjzbatuese, Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e 51-vjeçarit, drejt Italisë.
/rtsh.al/