Policia e Spanjës pa gjetur pas nëntë vitesh eshtrat e 22-vjeçares shqiptare, Sibora Gagani, e cila tani do të ishte 31 vjeç. Bëhet me dije se trupi i të resë shqiptare është gjetur në një kuti druri, e murosur në murin e një banese në Malaga, nga ish i dashuri i saj Marco R.
Sibora u raportua e zhdukur më 7 korrik të vitit 2014, ku dyshohet se u vra me thikë nga i dashuri i saj. Ky i fundit pas zbulimit të krimit dhe arrestimit nga policia, ka treguar edhe vendin ku kishte fshehur ish-të dashurën e tij.
Ai kishte zgjedhur një mur të banesës së tij për të fshehur trupin e të resë, duke e bërë ngjarjen akoma më makabre. Hetuesit e Policisë Kombëtare kishin kontrolluar vazhdimisht apartamentin ku Sibora dhe Marco kishin jetuar, por nuk kishin gjetur asgjë.