Ballina Lajme Kronike I akuzuar për 13 vjedhje banesash, 18 muaj burg ‘skifterit’ shqiptar në...

I akuzuar për 13 vjedhje banesash, 18 muaj burg ‘skifterit’ shqiptar në Francë

1

Një i ri shqiptar ka rënë në prangat e policisë franceze, pasi akuzohet për një seri vjedhjesh, ndërsa tashmë do të vuajë një dënim prej 18 muajsh burg. Mësohet se 34-vjeçari shqiptar doli javën e kaluar para Gjykatës Penale të Clermont-Ferrand pasi akuzohet për 13 vjedhje, të ndodhura midis majit 2019 dhe shkurt 2023, në Puy-de-Dôme, Loire, Haute-Loire dhe Ain.

Mësohet se shqiptari vidhte bizhuteri dhe para. Para togave të zeza shqiptari mohoi implikimin e tij në këto akuza, por pavarësisht qëndrimit të tij, 34-vjeçari u ‘fundos’ nga gjurmët e ADN-së të gjetura në vendngjarje.

Gjatë momentit të kapjes nga policia, shqiptarit i ishin gjetur 5 mijë euro, për të cilat kishte deklaruar se do t’i blinte drogë. 34-vjeçari pas lirimit të tij nuk duhet të shkelë në territorin francez për 10 vite.