Ballina Lifestyle & Showbiz Humbja e njërit prej binjakëve, Ronaldo rrëfen se si ka ndikuar kjo...

Humbja e njërit prej binjakëve, Ronaldo rrëfen se si ka ndikuar kjo ngjarje në familjen e tij

1

Legjenda e futbollit, së fundmi ka rrëfyer një nga momentet më të vështira të familjes së tij.

Humbja e njërit prej binjakëve, ishte një tronditje e madhe për ta. Një moment tëpër i vështirë ka qenë përballja me pyetjet e fëmijëve të tjerë, të cilët prisnin dy bebusha në shtëpi.

“Të gjithë ishin mbledhur rreth tavolinës, fëmijët filluan të pyesnin ‘mami ku është bebi tjetër?’…Vendosëm t’u tregonim të vërtetën pas një jave, duke u thënë që Angel, që është emri i tij, shkoi në parajsë” – rrëfen i përlotur Ronaldo në emisionin e Piers Morgan.

Gjashtë muaj më vonë, Ronaldo tregon se si Angel mbetet pjesë e përditshmërisë së tyre.

Ai tha: “Fëmijët e kuptojnë, për gjërat që bëjnë ata thonë ‘Babi e bëra këtë për Angel’ dhe drejtohen drejt qiellit. Gjë që më pëlqen shumë sepse ai është pjesë e jetës së tyre. Nuk doja t’i gënjeja fëmijët e mi, pavarësisht se ishte një proces i vështirë.

Ndërsa familja vajtonte humbjen e fëmijës, Ronaldo tha se kjo e afroi më shumë me fëmijët dhe partneren e tij, Georgina-n.

Ai shtoi: “Në një farë mënyre u bëra më shumë baba, më miqësor me ta, po kalonim më shumë kohë sëbashku.”

Piers pyeti: “Do t’ju pyesja, sepse këto gjëra ose krijojnë ose prishin marrëdhënie. Për shkak se pikëllimi mund të jetë aq i madh, mund t’i largojë çiftet ose t’i afrojë ata…”

Ronaldo u përgjigj: “Në rastin tim ishte për më mirë. U miqësova më shumë me Gion. Ndjej më shumë dashuri për të dhe për fëmijët e mi dhe fillova ta shikoj jetën me një këndvështrim tjetër.