MALI I ZI- Humbi në zjedhje, Gjukanoviç jep dorëheqjen nga drejtimi i partisë
Milo Gjukanoviç ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS).
Gjukanoviç e drejtoi DPS-në që nga viti 1998. Ushtruesi i detyrës së presidentit të partisë do të jetë Danijel Živković, që aktualisht është kryetar i grupit parlamentar, raportoi TVCG.
Për këtë vendim Gjukanoviç ka njoftuar kolegët e tij partiak. Shumë shpejt pritet që të mbahet dhe një mbledhje brenda partisë për të nisur procedurat për zgjedhjen e një drejtuesi të ri.