Procedohen të lirë katër persona në Fier. Mësohet se një 34-vjeçar ka humbur kontrollin e automjetit dhe është përplasur me një tjetër automjet.
Nga përplasja e mjeteve është dëmtuar edhe një mjet i parkuar dhe një e mitur brenda tij e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu është proceduar një 17-vjeçar pasi ka përplasur një motor me automjetin e tij që e drejtonte pa patentë.
Një 48-vjeçar është proceduar gjithashtu pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.