Gazetari Igli Çelmeta ka arritur të sigurojë për BalkanWeb detaje të reja për ngjarjen e rëndë të ndodhur në mesditë në plazhin e Potamit.
Fëmija është identifikuar si vajza me inicialet J.A., lindur e rritur në Angli.
Mësohet se familja e vajzës 5 vjeçe që ndërroi jetë nga forca e përplasjes me mjetin lundrues jeton prej vitesh në Angli.
Familja Avdia që pësoi një tragjedi të vërtetë teksa ndodhej me pushime në Himarë është me origjinë nga Tropoja.