Ka ndërruar jetë njëri nga personat e plagosur në aksidentin e rëndë të ndodhur pranë fshatit Çiflig, në Korçë.
Sipas të dhënave paraprake, aksidenti ka ndodhur si pasojë e shpejtësisë së lartë.
Dy personat të plagosur u dërguan në spital, por njëri prej tyre, një 16 vjeçar, i cili ishte pasagjer në makinë, ka humbur jetën.
Bëhet fjalë për adoleshentin e identifikuar si, Rei Sherifi.
Ndërkaq, personi tjetër që ishte shoferi ndodhet në gjendje të rëndë.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e aksidentit tragjik.