ITALI- Ngjarje e trishtë në Itali. Detar ‘Tali’ Muça, 26-vjeçari shqiptar, ka ndërruar jetë. Futbollisti i ligës amatore italiane, banues në Tortona, u përfshi në një aksident të rëndë në rrugën ‘A21’, duke u përplasur me një kamion. Ai po udhëtonte me një furgon të kompanisë ku punonte por për shkaqe që po hetohen ende, ai përfundoi duke u përplasur nga një kamion.
Muça u shtrua me kodin e kuq me helikopter në spitalin ‘Maggiore’ në Parma ku ndërroi jetë në orët e para të pasdites së sotme, për shkak të plagëve të rënda të marra, raporton media e huaj.
Muça kishte luajtur në skuadrat e të rinjve të Derthona, më pas në Garbagna, në Audax Orione San Bernardino dhe së fundmi në Sale me të cilin vitin e kaluar kishte fituar play-off-i