Ballina Lajme HORROR/ Prifti i pret kokën gruas në sy të vajzës së vogël,...

HORROR/ Prifti i pret kokën gruas në sy të vajzës së vogël, i kërkon të bijës të lutet për nënën

111

Një krim i tmerrshëm ka ndodhur në Rusi ku një prift ka vrarë brutalisht gruan e tij në sy të vajzës së tyre 8-vjeçare.

Sipas tabloidit britanik Daily Mail, 40-vjeçari Mikhail Zubarev, vrau dhe më pas i preu kokën gruas së tij 44-vjeçare, Victoria Zubareva në sy të vajzës së tyre. Mediat ruse raportojnë se koka e gruas është gjetur në frigoriferin e familjes.

Si vogëlushja ashtu edhe vëllai i saj 17-vjeçar ndodhen në spital duke marrë mbështetje psikologjike pas vdekjes brutale të nënës së tyre.

Sipas informacioneve, anëtarët e famullisë së priftit 40-vjeçar ishin ankuar për “sjelljen e çuditshme” të tij dhe për këtë arsye ai ishte vendosur me pushime nga Kisha Ortodokse Ruse në javët e kaluara.

Burimet policore thanë se Zubarev fillimisht e goditi gruan e tij me thikë në qafë, më pas ia preu kokën dhe në fund, i mbuluar me gjak, “filloi të lutej” duke i kërkuar të bijës të bënte të njëjtën gjë. Vajza ka qenë ajo që ka telefonuar vëllain e saj duke i kërkuar ndihmë.

Zubarev kishte mbaruar një shkollë teologjike në vitin 2010.