TIRANË- Horror në burg. Leandro Antonio Norero Tigua u ekzekutua në mënyrë makabre brenda burgut në Ekuador. ‘Shefit’ të krimit iu pre koka gjatë një trazire brenda institucionit të vuajtjes së dënimit më 3 tetor.
Vrasja e tmerrshme është filmuar nga të burgosurit dhe po qarkullon në mediat spanjolle.
Leandro Antonio Norero Tigua quhej ‘ El Patron’. 35-vjeçari, i cili ishte një nga trafikantët kryesorë të drogës në vend, kërkohej nga sistemi i drejtësisë peruane. Ai falsifikoi vdekjen e tij në vitin 2020, duke arritur që t’i shmangej autoriteteve.
Por, në vitin 2022, Norero u burgos pas një operacioni ku iu gjetën 6 milionë dollarë dhe shufra ari.
Sipas Policisë, Norero ka qënë financuesi i tre bandave kriminale: Los Lobos – mega-banda e dytë më e madhe në Ekuador–, Los Tiguerones dhe Los Chone Killers .Të tre bandat janë armiq të Los Choneros.
Kjo vrasje në burg ndodh në një varg masakrash që që nga viti 2020, ku kanë vdekur afro 500 të burgosur.