Dashi/ Kjo do të jetë një javë premtuese në planin profesional. Në sferën e dashurisë gjërat mund të mos shkojnë dhe aq mirë, megjithatë jeni të hapur për dialog me partnerin. Në vendin e punës, nga ana tjetër, janë të gjitha kushtet e duhura për të nisur një projekt të ri.
Demi/ Do ta nisni javën me energji të reja dhe do t’u jepni zgjidhje të gjitha situatave të mbetura pezull nga muajt e kaluar. Dashuria do të karakterizohet nga romantizmi dhe nga erosi i fortë… Ndërkohë, yjet ju këshillojnë që t’u kushtoni më shumë vëmendje kolegëve dhe të dëgjoni ç’kanë për t’ju thënë.
Binjakët/ Në dashuri vazhdon të mbizotërojë romantizmi, por ana fizike e marrëdhënies mund të jetë zhgënjyese. Në sferën profesionale, nga ana tjetër, është koha për të bërë një hap prapa për shkak të pretendimeve të ngritura kohët e fundit. Yjet ju këshillojnë që të sqaroheni më mirë me kolegët dhe punëdhënësit.
Gaforrja/ Pritet që kjo të jetë një javë pak e mërzitshme. Në sferën e dashurisë është e këshillueshme që t’i kushtoni më shumë vëmendje nevojave të partnerit, por sërish do të ketë momente pasioni të zjarrtë. Në zyrë, nga ana tjetër, kërkohet që të tregoheni më racionalë në marrëdhënie me të tjerët dhe të mos shkoni pas instinktit.
Luani/ Kjo është java më e përshtatshme për të ripërtërirë forcat, pas një periudhe plogështie. Në marrëdhënie me partnerin keni një mbarëvajtje të mirë, por në aspektin fizik duhet të jepni më shumë. Në aspektin profesional, nga ana tjetër, është koha për të prezantuar një projekt për të cilin keni punuar prej disa kohësh: shanset për sukses janë shumë të larta.
Virgjëresha/ Në sferën e dashurisë situata parashikohet e mirë. Do të arrini ta gjeni shumë mirë gjuhën e përbashkët me partnerin, por në aspektin fizik duhet të përkushtoheni më shumë. Në aspektin profesional yjet ju këshillojnë që të jeni sa më shumë racionalë, në mënyrë që të zgjidhni çdo konflikt paqësisht dhe të mos jeni më shumë kërkues seç duhet.
Peshorja/ Pritet që kjo të jetë një javë interesante, edhe pse me disa pengesa të vogla për të kapërcyer. Në sferën romantike, marrëdhënia do të ecë shumë mirë, sidomos për çiftet e qëndrueshme. Ndërsa beqarët janë lirë të hidhen në sulm dhe t’i vardisen të zgjedhurës së tyre. Në sferën profesionale do të ketë një bashkëpunim më të madh me kolegët për një punë më të mirë në ekip.
Akrepi/ Java në vijim do të jetë e mbarë. Në aspektin sentimental lidhja do të shkojë mjaft mirë, por erosi që e karakterizon shenjën tuaj mund të mos jetë dhe aq i fortë. Në punë, nga ana tjetër, këshillohet të shmangni mosmarrëveshjet dhe grindjet. Tregohuni të vendosur dhe angazhohuni me projekte fitimprurëse.
Shigjetari/ Kjo do të jetë një javë me fat. Lajme të mira ju presin në ditët në vijim. Në sferën e dashurisë gjërat do të shkojnë shumë mirë, por mos e shtypni pasionin. Në sferën profesionale, yjet garantojnë fat dhe para. Kjo është një periudhë vërtet ideale për të nisur një projekt të ri, për të kërkuar një promovim ose për të nisur një aventurë të re në fushën e biznesit.
Bricjapi/ Gjatë javës mund të keni disa mosmarrëveshje, të cilat duhet t’i trajtoni në mënyrën e duhur. Dashuria priret që të anojë më shumë nga romantizmi dhe jo nga pasioni, por beqarët do të kenë më shumë fat. Nga ana tjetër, në vendin e punës, është mirë që çdo çështje të përballet me racionalizëm maksimal, pa u treguar autoritarë.
Ujori/ Pritet që kjo javë të jetë me fat. Në sferën e dashurisë duhet të bëni ende pak durim, veçanërisht pasi ndjeni që romantizmi në marrëdhënien tuaj është zbehur paksa. Mjedisi i punës është shumë më interesant, sepse do të ketë mundësi për lidhje të reja me kolegë dhe eprorë, si dhe për të arritur një rezultat të rëndësishëm.
Peshqit/ Pritet që kjo të jetë një javë e mbushur me gjallëri. Në sferën e dashurisë do të dominojë ana fizike. Do të ndjeni dëshirën për të vënë në jetë fantazitë seksuale me partnerin. Në sferën profesionale kërkohet një vëmendje pak më e madhe, sidomos për sa i përket komunikimit me kolegët. Është më mirë të mos përfshiheni në grindje të papritura.