Dashi
Ditë mjaft romantike kjo e sotmja për gjithë te dashuruarit. Partneri do ju surprizojë ne çdo moment dhe do ndiheni për mrekulli. Beqarët nuk do jenë në gjendje te mire shpirtërore dhe nuk do e kenë mendjen tek jeta sentimentale. Në planin financiar, do jetë Merkuri ai qe do ju ndihmojë ta përmirësoni shpejt situatën. Shlyejini sa më shpejt borxhët që keni marrë.
Demi
Do kërkoni me shumë qetësi se kurrë sot në jetën tuaj sentimentale dhe do reflektoni mbi të ardhmen. Flisni hapur me partnerin nëse nuk doni që ai të mërzitet kot. Beqarët do kërkojnë një person që të ketë te njëjtat aspirata politike dhe fetare. Mundësitë nuk do jenë të mëdha, por asnjëherë nuk i dihet. Financat do mbrohen gjithë kohës nga planetët dhe nuk priten vështirësi.
Binjaket
Do jeni me humor shumë te mirë sot dhe do jeni të gatshëm të bëni çdo lloj sakrifice vetëm për të kaluar momente mbresëlënëse me partnerin. Edhe ai do ketë te njëjtat mendime me ju. Beqaret duhet të përgatiten për ndryshime rrënjësore në jetën sentimentale. Financat do kenë nevoje vetëm për pak me tepër vëmendje për te qene te stabilizuara.
Gaforrja
Te dashuruarit do kenë një ditë shumë normale dhe pa ndonjë gjë te rëndësishme për t’u veçuar. Merrini gjerat si t’iu vijnë pa e vrare shume mendjen. Beqaret do jene sharmante dhe joshës dhe nuk do iu shpëtojnë syve te askujt. Mundësitë për te krijuar një lidhje shumë shpejt do jenë të mëdha. Financat do jenë më të mira sesa ju mendonit, mos u shqetësoni.
Luani
Mos u tregoni gjithë kohës dyshues për partnerin tuaj dhe mos xhelozoni për te sepse ka rrezik të përballeni me debate te zjarrta. Mos iu besoni shume as miqve te ngushte. Beqaret me mire te qëndrojnë edhe sot vetëm sepse mundësitë qe do u paraqiten për te krijuar një lidhje nuk do jene te mira. Financat fatmirësisht nuk do jene aspak problematike.
Virgjeresha
Me ndihmën e Venusit do i kaloni te gjitha vështirësitë qe keni pasur në çift dhe do jeni më të sigurt për ndjenjat tuaja. Dita do jetë më pozitive sesa disa kohë më parë. Disa beqarë do fillojnë histori dashurie pasionante dhe mjaft emocionuese. Financat do jenë të mira nëse i menaxhoni me maturi dhe kujdes. Në të kundërt do përballeni me pengesa të shumta.
Peshorja
Do keni mosmarrëveshje te vogla me partnerin tuaj sot, por asgjë e rëndë nuk ka për të ndodhur. Të dy do i kuptoni gabimet dhe do e qetësoni situatën. Beqarët do jene me gati se kurrë për te kërkuar dashurinë e madhe dhe do përfitojnë shume nga mundësitë qe do iu jepen për takime. Në planin financiar do jeni me te organizuar dhe do shpenzoni me maturi.
Akrepi
Do jeni më tolerante se kurrë gjate kësaj dite dhe marrëdhënia mes jush do vazhdojë të jetë e mire. Ata qe kane shume kohe bashke do mendojnë edhe për një bashkëjetese. Beqaret do e takojnë më në fund princin e kaltër dhe do futen në një etapë të re jete. Ne planin financiar duhet te luftoni fort me problemet qe do iu dalin përpara sepse po i anashkaluar do keni vështirësi.
Shigjetari
Klima yjore nuk do jetë shumë e përshtatshme sot për jetën sentimentale të çifteve prandaj marrëdhënia në çift nuk do shkoje ashtu si duhet. Here pas here mund te debatoni me partnerin. Beqaret do kenë takime pa fund, por nuk do arrijnë dot ta bëjnë për vete personin qe do pëlqejnë. Në planin financiar duhet te ndiqni një program strikt dhe te bëni pak ekonomi.
Bricjapi
Në vend që të mendoni për aventura kalimtare, kushtojini me tepër vëmendje personin qe keni ne krah. Mundohuni ta ripërtërini marrëdhënien tuaj qe te përjetoni emocionet e dikurshme. Beqaret do joshin pa fund dhe do hedhin hapat e para drejt krijimit te një lidhjeje. Ne planin financiar nuk duhet te kryeni ende transaksione shume te mëdha.
Ujori
Pritet që kjo ditë të jetë përgjithësisht e bukur për të dashuruarit. Do qeshni, do luani dhe do përkëdheleni pa fund me personi qe doni. Shfrytëzojeni çdo sekonde. Beqaret nuk duhet te tregohen me te turpshëm sepse do ngelen vete gjithë kohës. Financat do jene te lëkundura për shkak te shpenzimeve te mëdha qe do iu duhet te kryeni. Kujdes!
Peshqit
Mbajini premtimet që i keni bere partnerit tuaja sepse përndryshe ai nuk do ketë me besim te ju dhe marrëdhënia do mare tatëpjetën. Beqarët do jene te privilegjuar nga yjet dhe mund të kenë dashuri me shikim të parë. Gjerat do ndryshojnë jashtë mase për ju. Në planin financiar do gjeni zgjidhje të gjitha pengesave qe u kishin dalë përpara.