Ballina Lajme Hodhi foshnjën e porsalindur në lumin Kir, 22 vite burg për 32-vjeçaren

Hodhi foshnjën e porsalindur në lumin Kir, 22 vite burg për 32-vjeçaren

14

Gjykata e Shkallës së Parë ka dënuar me 22 vite burg Orjana Gremin, vajzën e cila në janar të vitit të kaluar hodhi në lumin Kir foshnjën e saj të porsalindur.

Në seancën gjyqësore të mbajtur një ditë më parë në Gjykatën e Shkodrës, Gremi, 32 vjeçe, kërkoi një masë më të butë, ndërkohë ndaj saj rëndon akuza “vrasjes së të miturit”.

Kujtojmë se Oriana Gremi, banuese në fshatin Myselim e lindi foshnjën më 30 dhjetor të vitit 2022. Ajo jetonte te dajat në Postribë të Shkodrës.

 

 

 

(BalkanWeb)