Ballina Lajme Historia e pabesueshme/ 29-vjeçarja u hodh nga kati i 86-të i një...

Historia e pabesueshme/ 29-vjeçarja u hodh nga kati i 86-të i një nga ndërtesave më të larta në botë dhe mbijetoi

3

Ajo është i vetmi person që i mbijetoi një tentative vetëvrasjeje, duke u hedhur nga kati i 86-të i një prej ndërtesave më të larta në botë. Empire State Building është një nga rrokaqiejt më të lartë dhe më historikë në botë. Ndodhet në qytetin e Nju Jorkut dhe përveç që është një atraksion i njohur për turistët që mbërrijnë në qytet, ai ka qenë i lidhur edhe me shumë vetëvrasje. Që nga inaugurimi, më shumë se tridhjetë persona kanë kryer vetëvrasje duke u hedhur prej ndërtesës.

Është Elvita Adams, e cila më 2 dhjetor 1979, në moshën 29-vjeçare, donte t’i jepte fund jetës duke u hedhur nga kati i 86- të i Empire State Building. Sipas History of Yesterday , vajza e re në atë kohë ishte pushuar nga puna dhe po luftonte për të përballuar jetesën.

Rreth orës 20:00 atë ditë, Adams u ngjit në dhe u hodh. Megjithatë, sado tronditëse të tingëllojë, ajo arriti të mbijetonte. Kjo pasi era e fortë që po frynte në atë moment e shtyu drejt ndërtesës dhe ajo ra një kat më poshtë. Ne ballkonin e katit 85. Aty ajo u gjet nga roja i sigurisë, i cili e dëgjoi duke bërtitur nga dhimbjet. Gruaja u dërgua në spital ku u konstatua se kishte rënë në gjendje të fikti.

Që atëherë ajo nuk ka guxuar të bëjë më diçka të ngjashme, por mbetet në histori si i vetmi person që u hodh nga  Empire State Building dhe mbijetoi .