Ballina Lajme Histori suksesi! I pari rast i evidentuar në Shqipëri, operohet fëmija me...

Histori suksesi! I pari rast i evidentuar në Shqipëri, operohet fëmija me sindromën e rrallë në QSUT

25

Një ndërhyrje e kompleksitetit të lartë është realizuar në QSUT.

Bëhet me dije se ndërhyrja është bërë tek një fëmijë i diagnostikuar me sindromën e rrallë, si FHEIG Sindromë.

Nga ana tjetër konfirmohet se lajmin e ka publikuar ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, e cila ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale se pacienti gëzon shëndet të plotë.

Postimi i plotë:

Në QSUT, një ndërhyrje e kompleksitetit të lartë është realizuar nga personeli shëndetësor i Shërbimit të Kirurgjisë Orale dhe Maksilofaciale, tek një fëmijë i diagnostikuar me një sindromë të rrallë, FHEIG Sindromë, i pari rast i evidentuar në Shqipëri.

Falë ekspertizës së stafit tonë, pacienti gëzon shëndet të plotë dhe i është rikthyer funksioni i plotë i ushqyerjes dhe ai estetik.

Falënderimet tona të përzemërta shkojnë për ekipin tonë të jashtëzakonshëm, për Dr. Arlind Myftarin, Dr. Sh. M. Bensar Shuteriqin, Dr. Alba Bimon si dhe stafin infermieror që asistoi gjatë ndërhyrjes.