Ballina Lajme Himarë/ Shpëtohen 2 turistë holandezë që mbetën të izoluar në terren të...

Himarë/ Shpëtohen 2 turistë holandezë që mbetën të izoluar në terren të thepisur

0

Dy turistë holandezë u bllokuan në Gjirin e Filikurit në Himarë. Ata janë janë shpëtuar nga policia kufitare, pasi duke eksploruar gjirin kanë mbetur të izoluar në një terren të vështirë. Polica thotë se njëri prej tyre ka marrë lëndime, por gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e e mirë.

Turistët janë gjetur pas disa orësh kërkimesh të bëra nga policia e Himarës dhe e Dhërmiut.

“Menjëherë pas marrjes së këtij njoftimi, shërbimet e Policisë Kufitare Dhërmi kanë organizuar punën për t’iu shkuar në ndihmë 2 turistëve. Pas disa orësh kërkimi, nga shërbimet e Policisë të ndarë në grupe kërkimi përmes detit dhe përmes tokës, kanë bërë të mundur lokalizimin dhe gjetjen e turistëve, të cilët janë transportuar me mjetin lundrues të Policisë Kufitare, me qëllim dërgimin e menjëhershëm të tyre, në ambientet ku pushonin në Himarë”, njofton policia.