Turistët e humbur në Himarë janë gjetur në orët e parë të mëngjesit të sotëm. 4 turistë anglezë dhe italianë kishin mbetur të bllokuar në mal që prej orëve të mesnatës. Policia e Himarës dhe zjarrfikësit kane kërkuar për orë te tera deri në gjetjen e tyre.
Njëri prej turistëve është plagosur në kokë si pasojë e rrëzimit dhe u dërgua në spital për të marrë ndihmën e nevojshme. Pas kontrollit mjekësor, gjendja e tyre paraqitet e mirë dhe të gjithë ndodhen në vendin ku ishin akomoduar.