Ballina Lajme Himara drejt zgjedhjeve të reja, KQZ vendos të enjten për mandatin e...

Himara drejt zgjedhjeve të reja, KQZ vendos të enjten për mandatin e Belerit

9

Ditën enjte, KQZ do të vendosë për mandatin e Fredi Belerit si kryetar i Himarës. Në orën 11:00, KQZ njofton se do të miratojë projektvendim “Për shqyrtimin e vlefshmërisë së mandatit të Kryetarit të Bashkisë Himarë, Alfred. Beleri”.

Beleri u dënua nga Apeli me 2 vite burg për blerje votash në zgjedhjet lokale të vitit 2023.

 

“Në mbështetje të paragrafit 2 nenit 19, dhe shkonjës “n”, paragrafi 1, të nenit 19, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar, për shqyrtimin dhe miratimin e akteve në kompetencë të tij, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve vendosi të zhvillojë seancë publike:

 

Data e seancës: 04.07.2024, ora 11:00

Rendi i ditës:

Projektvendim “Për shqyrtimin e vlefshmërisë së mandatit të Kryetarit të Bashkisë Himarë, z. Dhionisios (Alfred) Petro Beleri, i propozuar nga subjekti zgjedhor Koalicioni “Bashkë Fitojmë”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.