Opozita është ngritur sërish në protestë këtë të enjte (8 gusht) para Bashkisë së Tiranës duke kërkuar dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.
Protestuesit kanë hedhur vezë para ambienteve të Bashkisë, ndërsa brohorasin emrin e liderit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Opozita ka zhvilluar dhjetëra protesta para bashkisë për dorëheqjen e Veliajt në lidhje me incineratorin e Tiranës dhe arrestimin e 3 drejtorëve të bashkisë.
Për shkak të zhvillimit të protestës, disa prej segmenteve rrugore u bllokuan.
“Njoftojmë qytetarët se sot, prej orës 09:30 e deri në përfundim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës”, njoftonte policia.