Ballina Kulture ‘Hëna e përgjakur’ e tetorit: Kur kemi një hënë të plotë dhe...

‘Hëna e përgjakur’ e tetorit: Kur kemi një hënë të plotë dhe çfarë do të thotë për çdo shenjë?

1

Hënat e plota të verës mund të shoqërohen nga një atmosferë romantike, por ato të vjeshtës dhe dimrit janë të rrethuara me mister dhe, shpesh, frikë. Kjo cilëson edhe emrin e Hënës së Plotë të Tetorit, “Hëna e përgjakur”, megjithëse arsyeja për të nuk është aq rrëqethëse sa duket.

Tradicionalisht, ajo natë është mjaft e ndritshme për dikë që shkon në gjueti dhe kërkon gjahun, në pritje të dimrit. Për të njëjtën arsye quhet edhe “Hëna e gjahtarit”. Këtë vit e presim në datën 9 të muajit dhe megjithëse nuk do të jetë aq rrënqethës sa duket, për disa shenja fsheh sprova. Le të shohim se çfarë do të thotë për secilën prej tyre.

Dashi: Bëni çmos për të treguar respekt ndaj partnerit ose objektit të dëshirës dhe dëgjoni me kujdes atë që ata kanë për të thënë. Do t’ju vijë në ndihmë këtë muaj.

Demi: Hëna e Plotë e Tetorit mund të ndikojë më fort tek miqtë dhe familjarët tuaj, ndaj sigurohuni që të jeni pranë tyre dhe t’i mbështesni.

Binjakët: ‘Hëna e përgjakur’ do t’ju favorizojë. Është një mundësi, ndër të tjera, për të zgjidhur mosmarrëveshjet në mënyrë paqësore.

Gaforrja: Nëse jeni beqarë, nuk është momenti i duhur për të nisur një lidhje të re. Është më mirë të prisni që të kalojë efekti i Hënës së Plotë, pasi këto ditë do ju shkaktojnë trazira të brendshme.

Luani: Në përgjithësi, tetori pret që të mbani një profil të ulët dhe ta lini veten të tërhiqen nga zhvillimet. Nuk është e lehtë për një Luan, por përpiqu.

Virgjëresha: Drita e Hënës së Plotë do të shkëlqejë mbi ju, ndaj përfitoni nga ajo sa të mundeni.

Peshorja: Këto ditë do të ndjeni se po humbisni ekuilibrin në fusha të ndryshme të jetës suaj, por bëni durim, do ta gjeni sërish së shpejti.

Akrepi: Gjatë gjithë tetorit do ta lini veten të rrëmbyer nga zhvillimet, të relaksuar, pa tensionin që shpesh shoqëron një Hënë të Plotë.

Shigjetari: Mos lejoni që tensionet e këtij muaji t’ju prekin. Kanalizoni energjinë tuaj në modalitetin e mbijetesës derisa të fillojë tetori.

Bricjapi: Fjala kyçe është kompromisi. Dëgjoni çfarë kanë për të thënë të tjerët dhe shmangni lëvizjet e nxituara dhe të mëdha. Kjo vlen për të gjithë muajin.

Ujori: Të fejuarit do e shijojnë gjithë tetorin, gjatë të cilit do të keni mundësi ta kuptoni më shumë partnerin dhe të afroheni më shumë.

Peshqit: Hëna e Plotë shënon një fund për ju, por diçka që nuk është domosdoshmërisht një gjë e keqe – thjesht mund të përfundoni një mision të rëndësishëm. Në një rast të tillë, festoni atë dhe përgatituni për fazën tjetër.