Ballina Lajme Helmim apo Virozë – Si të Dalloni Shqetësimet e Stomakut

Helmim apo Virozë – Si të Dalloni Shqetësimet e Stomakut

1

Në fillim të këtij viti, virozat e stomakut prekën mbi 9000 persona.

Ky problem shëndetësor që në sloganin ditor mjekësor njihet si ‘gripi i stomakut’ shfaqet gjatë gjithë vitit dhe jo domosdoshmërisht në dimër.

Por kjo stinë duket se favorizon ndjeshëm përhapjen e kësaj viroze e cila nuk kursen as të vegjël, të rritur e të moshuar.

Simptomat e virozave të stomakut janë shumë të ngjashme me ato të helmimit nga ushqimi.

Por a futen ato në të njëjtën kategori?

Ngjashmëria në simptoma kërkon që njerëzit të jenë më të vëmendshëm ndaj thirrjeve për ndihmë të organizmit të tyre.

Cilat Janë Simptomat e Helmimit nga Ushqimi?

Helmimi nga ushqimi, do të thotë që organizmi po përpiqet të nxjerrë jashtë viruse, baktere ose substanca të dëmshme nga një ushqim që njeriu ka konsumuar.

Helmimi nga ushqimi shkaktohet nga viruset apo bakteret e mëposhtme:

  • Norovirusi që gjendet tek uji i ndotur, produktet e pagatuara dhe gocat e detit.
  • Salmonella,
  • E-coli, që së bashku me salmonelën merren nga mishrat, qumështi, e verdha e vezës, mishi, shpendët e të tjerë.

Helmimi nga ushqimi mund të ndodhë shumë lehtë dhe manifestohet me këto simptoma:

  • Të përziera,
  • Të vjella,
  • Diare,
  • Dhimbje dhe shtrëngime të barkut,
  • Temperaturë.

Cilat Janë Simptomat e Virozave të Stomakut?

Së pari, është shumë e rëndësishme që lexuesit e AgroËeb.org të kuptojnë që virozat e stomakut nuk janë njësoj me gripin.

Ky i fundit është i ngjitshëm dhe shkakton:

  • Temperaturë,
  • Dhimbje muskulare,
  • Plogështi,
  • Probleme me rrugët e frymëmarrjes.

Virozat e stomakut  nga ana tjetër shfaqen kur një virus shkakton një infeksion në stomak.

Norovirusi, që e përmendëm më lart, është shkaktari kryesor i këtyre infeksioneve.

Ai shkakton plot 21 milionë infeksione stomaku në vit.

Kjo do të thotë se virozat e stomakut mund të futen në kategorinë e helmimit nga ushqimi.

Simptomat e virozave të stomakut sipas ekspertëve të AgroWeb.org janë:

  • Të vjella,
  • Të përziera,
  • Diare,
  • Dhimbje barku,
  • Dhimbje muskulare,
  • Dhimbje koke,
  • Temperaturë e lartë.

Virozat e stomakut merren në momentin kur njeriu prek një ushqim a diçka tjetër të infektuar me një virus.

Si Të Kuptoni Nëse Vuani Nga Helmimi Apo Virozat? 

Nëse keni simptomat e lartpërmendura, atëherë duhet të fokusoheni tek kohëzgjatja e simptomave.

Infeksioni i stomakut zakonisht shfaqet një deri në tre ditë pas ekspozimit dhe zgjat një ose dy ditë.

Në rastin e helmimit, ai shfaqet gjashtë orë pas ngrënies së një ushqimi të ndodut dhe në varësi të situatës, mund të zgjasin disa orë ose disa ditë.

Kur Duhet Të Shkoni Tek Mjeku? 

Ekspertët e AgroWeb.org thonë se ju duhet të shkoni tek mjeku nëse:

  • Keni të vjella që kanë zgjatur për gjatë gjithë ditën.
  • Keni gjakderdhje në jashtëqitje,
  • Keni dhimbje të forta barku,
  • Diarea zgjat mbi 3 ditë,
  • Jeni të dehidratuar,
  • Keni temperaturë të lartë,
  • Keni mjegullim të shikimit dhe dobësim të muskujve. /AgroWeb.org