Ballina Lajme Helidon Bendo lirohet nga detyra e drejtorit të SHISH, Rama: Shkak, vazhdimi...

Helidon Bendo lirohet nga detyra e drejtorit të SHISH, Rama: Shkak, vazhdimi i specializimeve! Do angazhohet si këshilltar i kryeministrit

1

Drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH), Helidon Bendo, ka dhënë dorëheqjen, ndërsa lirimi i tij nga detyra është dekretuar këtë të premte nga Presidenti Bajram Begaj.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar duke sqaruar se arsyeja e dorëheqjes së Bendos është vazhdimi i studimeve pasuniversitare në Kolegjin e Studimeve Ndërkombëtare e të Sigurisë, pranë Universitetit Kombëtar të Mbrojtjes në SHBA. Teksa ka postuar një foto me Bendon nga kryeministria, Rama shkruan se ai do të angazhohet në vijim si këshilltar i kryeministrit për reformën e institucioneve të sigurisë.

Me Helidon Bendon, Drejtorin e Shërbimit Informativ të Shtetit, i cili për arsye të vazhdimit të studimeve pasuniversitare në Kolegjin e Studimeve Ndërkombëtare e të Sigurisë, pranë Universitetit Kombëtar të Mbrojtjes në Shtetet e Bashkuara, ka dorëzuar dorëheqjen. Ai do të angazhohet në vijim si këshilltar i kryeministrit për reformën e institucioneve të sigurisë”, shkruan Rama.

Helidon Bendo u emërua në detyrën e Drejtorit të SHISH më 5 nëntor të vitit 2018, ndërsa nuk dihet se kush do ta pasojë atë në këtë detyrë.

/rtsh.al/