Ballina Lajme Hekurudha Tiranë-Durrës, Rama publikon pamje: Puna vijon me ritme të larta për...

Hekurudha Tiranë-Durrës, Rama publikon pamje: Puna vijon me ritme të larta për të përfunduar në mars të 2024

1

Kryeministri, Edi Rama, ka publikuar pamje nga kantieri i hekurudhës Tiranë-Durrës ku dhe po vijon puna me ritme të larta. Bashkangjitur me fotot, kryeministri shkruan se hekurudha pritet të përfundojë në mars të vitit të ardhshëm.

“Mirëmëngjes! Dhe nga kantieri i hekurudhës Tiranë-Durrës ku puna vijon me ritme të larta për të përfunduar në mars të 2024, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama. 

Hekurudha 39 km e gjatë, do të lidh Tiranën me Aeroportin e Rinasit në vetëm 12 minuta, ndërkohë që Tirana me Durrësin do të përshkohet për vetëm 22 minuta distancë kohore.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, inspektoi  një ditë më parë punimet në kantierin e hekurudhës Tiranë-Durrës ku kanë përfunduar  35 % e punimeve. Për Ministren Balluku, ky investim do të sjellë një mentalitet të ri të udhëtimit.

/rtsh.al/