Ballina Lajme Hartimi i Kodit të ri Penal, zbulohen anëtarët e grupit të punës

Hartimi i Kodit të ri Penal, zbulohen anëtarët e grupit të punës

5

Instituti Shqiptar i Shkencave i është drejtuar Ministrisë së Drejtësisë në muajin gusht të 2023 përmes një shkrese zyrtare, ku kërkoi vënien në dispozicion të dokumentacionit rreth grupit të punës për hartimin e Kodit të ri Penal. Sakaq, Ministria e Drejtësisë i ka vënë në dispozicion të dhënat e kërkuar dhe një kopje të urdhërit të grupit të punës për hartimin e Kodit të ri Penal.

Hartimi i Kodit të ri Penal është një iniciativë e Ministrisë së Drejtësisë (MD) për të sjellë harmoni dhe modernizim në legjislacionin penal kombëtar në fuqi, duke patur parasysh ndryshimet e shpeshta të kryera gjatë viteve në përmbajtjen e tij.

 

Grupi i Punës kryesohet nga Drejtori i Shkollës së Magjistraturës
1. Z. Arben Rakipi, dhe ka në përbërje:
2. Z. Bledar Mustafaraj. përgjegjës i Sektorit të së Drejtës Penale, Drejtoria e së Drejtës Penale dhe Civile dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Kodifikimit dhe Harmonizimit të Legjislacionit (Magjistrat i Komanduar);
3. Z. Sokol Binaj, gjyqtar në Gjykatën e Lartë;
4. Z. Gentian Jahjolli, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësr Shkodër;
5. Znj. Dorina Hoxha, dekane e Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Tiranës;
6. Z. Skënder Kaçupi, pedagog pranë Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Tiranës.

Grupi i punës në përmbushjen e detyrave të tij, mbështetet nga grupi i ekspertëve të oponencës së draftit të Kodit Penal, i cili ka në përbërje:
1. Znj. Tereza Merkaj, gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit;
2. Znj. Nurieta Tafa, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës;
3. Z. Erjon Bani, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit kundër Krimmit të Organizuar dhe Korrupsionit;
4. Z. Ylli Pjetërnikaj, prokuror pranë Prokurorisë së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë;
5. Z. Kujtim Luli, prokuror pranë Prokurorisë së Përgjithshme.

Sekretariati teknik është i përbërë nga:
1. Kristina Puci, Koordinatore në Sektorin e së Drejtës Penale, Drejtoria e së Drejtës Penale dhe Civile në Drejtorinë e Përgjithshme të Kodifikimit dhe Harmonizimit të Legjislacionit;
2. Klobeta Zylyfi, Kandidate për magjistrate;
3. Ketjona Kaçupi, Kandidate për magjistrate;