Ballina Lifestyle & Showbiz “Harry and Meghan”/ Çifti rrëfen detajet pikante të jetës në Mbretëri

“Harry and Meghan”/ Çifti rrëfen detajet pikante të jetës në Mbretëri

1

E gjithë bota është në pritje të lançimit të serialit më të fundit të Netflix, ‘’Harry dhe Meghan’’, ndërsa vëmendja e mediave rozë është përqendruar në thashethemet prapa kuintave të serialit.

E natyrshëm lind pyetja: Cilat do të jenë sekretet e radhës, që do të dalin në dritë nga familja më e famshme dhe përfolur në vend, ajo mbretërore?

Janë të larguarit e monarkisë, Princi rebel Harry dhe bashkëshortja e tij Megan që ofrojnë detaje të reja pikante mbi jetën mbretërore, në një dokumentar 100 milionë dollarësh të Netflix, 3 seritë e para të së cilit u publikuan më 8 dhjetor.

Në serialin eksploziv, siç e kanë cilësuar të gjithë, çifti flet edhe për presionin e medias, racizmin dhe vdekjen e princeshës Diana.

Episodet përfshijnë intervista me çiftin dhe miqtë e tyre dhe gjithashtu një video-ditar, ku mbulohen tema të ndryshme, nga marrëdhënia e vështirë e çiftit me tabloidet dhe reagimi i familjes mbretërore ndaj titujve racistë për Megan.

Harry rrëfen se disa pjesëtarë të familjes kishin vënë në dyshim mbrojtjen e bashkëshortes së tij përballë shantazheve mediatike, duke e konsideruar trajtimin negativ si një ritual të kalimit në familjen mbretërore. Por diferenca sipas Harrit, ishte elementi racor.

Princi, i cili është i pesti në radhë për fronin thotë se thuajse ishte rritur nga një familje e dytë në Afrikë ku kishte kaluar edhe periudhën e vështirë pas vdekjes së të ëmës.

Megan tregon për momentet e para kur ishte takuar me pjesëtarët e tjerë të familjes, që siç thotë e kishin befasuar me formalitetin që vijonte edhe përtej syve të publikut. Harry sakaq, e cilëson historinë me Megan si një dashuri të madhe.

“Ajo sakrifikoi lirinë që kishte për t’u bashkuar në botën time. Dhe shumë shpejt unë sakrifikova gjithçka dija për t’iu bashkuar asaj në botën e vet”,-Princ Harry.

Çifti ka kritikuar pjesëtarët e tjerë të familjes se familjes për mosbashkëpunim në dokumentar, po zyrtarë të ‘’Bakingham Palase’’ thanë më vonë se nuk u ishte kërkuar kurrë të komentonin. Netflix ka bërë të ditur se seritë e reja të dokumentarit do të dalin më 15 dhjetor.