Ballina Vendi Hapet ura 2140 metra e gjatë në Kroaci

Hapet ura 2140 metra e gjatë në Kroaci

3

Mbi urën 2 kilometra të gjatë u hodhën qindra fishekzjarre, një dëshmi e bashkëpunimit të Bashkimit Evropian me Kinën. Punimet në urën e projektuar nga slloveni Marjan Pipenbaher kanë filluar në vitin 2018, pasi Bashkimi Evropian ra dakord për të mbuluar 85% të kostos, ndërsa Kroacia 15%.

Nga 525 milionë Euro kosto totale Brukseli kontribuoi me 357 milionë Euro grante për finalizimin e këtij projekti, më i madhi i infrastrukturës në Kroaci.

Ura që lidhë jugun e Kroacisë me pjesën tjetër të vendit kalon një ngushticë detare me gjerësi 2140 metrash, është 2404 metra e gjatë, me një profil lundrimi nën urën 200 me 55 metra dhe projektuesi kryesor është arkitekti, Marjan Pippenbacher.

Ura e re e ndërtuar nga një koorporatë kineze lidh fshatrat Komarna në kontinent dhe Brijesta në gadishullin Peljeshac, që ishte ndërprerë nga qyteza e vogël boshnjake Neum, ku Bosnjë-Hercegovina ka dalje në detin Adriatik.

Kjo urë do të transformojë udhëtimin në Ballkanin Perëndimor. Vendasit shpresojnë se një hap i tillë, do të ndihmojë shumë edhe turizmin e goditur fort nga dy vite pandemi. 

Kjo urë e Peljeshacit i krijon mundësinë udhëtarëve të shmangin disa pika të kontrollit kufitar, të  zakonshme në Ballkanin Perëndimor ku ende ekzistojnë kufijtë, ndryshe nga pjesa tjetër e kontinentit evropian.

Struktura 2,4 kilometra e gjatë me katër korsi, ishte një nga projektet më ambicioze të këtij lloji që kur Kroacia shpalli pavarësinë nga Jugosllavia në vitin 1991.

Ura e re e Peljeshacit, është një nga veprat infrastrukturore më të rëndësishme të ndërtuara vitet e fundit në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Tv Klan