Ballina Lajme Hapet për herë të parë pas 102 vitesh xhamia në Selanik, besimtarët...

Hapet për herë të parë pas 102 vitesh xhamia në Selanik, besimtarët myslimanë falin namazin e Fitër Bajramit

20

Pas 102 vitesh në Selanik është hapur sot për herë të parë Xhamia Yeni (Geni Tzami ose Xhamia e Re) për kremtimin e Fitër Bajramit nga myslimanët e këtij qyteti.

Monumenti historik, i cili përdoret si hapësirë ekspozite e Galerisë së Arteve Komunale, u është dhënë për herë të parë që nga viti 1922 myslimanëve për faljen e namazit, pas agjërimit të Ramazanit.

 

Vendimi është marrë nga Sekretariati i Përgjithshëm i Feve dhe sipas ligjit imami që kryen  namazin është zgjedhur nga shteti grek. Ai është egjiptiani Taha Abdelgalil i cili është shtetas grek dhe anëtar i komitetit fetar të xhamisë islame në Athinë.

Namazi i parë në Xhaminë Yeni ka nisur herët në mëngjes  në orën 7.30 dhe është mbajtur  në gjuhën arabe, ndërsa hytbeja në arabisht dhe greqisht.

Prej orëve të para të mëngjesit ka pasur një prezencë të forca policore dhe masa të rrepta sigurie, mes të cilave edhe kontroll në të gjithë Yonën dhe brenda xhamisë para se të hapej.

Më pas besimtarët kanë shtruar qilima dhe kanë mbuluar tabelat dhe mbishkrimet e muzeut.

Kujtojmë se pas 14 vitesh dhe pas një sërë pengesash burokratike, xhamia e parë në Athinë ku jetojnë mbi 300 mijë myslimanë, kryesisht emigrantë nga Azia, Afrika dhe Lindja e Mesme, është hapur në vitin 2021.