Ballina Lajme Hapen kutitë në Rrogozhinë! Do të rinumërohen votat për kryetarin e bashkisë

Hapen kutitë në Rrogozhinë! Do të rinumërohen votat për kryetarin e bashkisë

2

Komisioni i Ankesave dhe Ankimimeve rrëzoi këtë të mërkurë kërkesën e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për të shpallur të pavlefshëm rezultatin e zgjedhjeve lokale në bashkinë e Rrogozhinës.

Por dy anëtarët e KAS, Ledio Braho dhe Elvis Cefa bënë kërkesën në KQZ që të rihapet kutitë, duke shfrytëzuar një nen të kodit zgjedhor që i jep të drejtë të hapin kutitë dhe të rinumërohen fletët e votimit. Kërkesa e tyre u pranua nga KAS dhe kutitë për bashkinë e Rrogozhinës do të hapen të hënën, në orën 13:00.

Koalicion Berisha – Meta ka ankimuar në KAS rezultatin e zgjedhjeve në bashkinë e Rrogozhinës.

Kandidati i këtij koalicioni, Shkëlqim Hoxha humbi kundrejt kandidatit të Partisë Socialiste, me një diferencë të ngushtë prej vetëm 30 votash. Memolla mori 5133 vota nga qytetarët e Rrogozhinës, ndërsa Hoxha 5103 vota.