Ballina Lajme Politike Grupi i Alibeaj çon në KQZ kërkesën për regjistrim të PD në...

Grupi i Alibeaj çon në KQZ kërkesën për regjistrim të PD në zgjedhjet e 14 Majit

1

Grupi i Enkelejd Alibeaj ka depozituar në KQZ kërkesën për regjistrim të Partisë Demokratike në zgjedhjet lokale të 14 Majit.

Ka qenë përfaqësuesi ligjor i Alibeaj, Indrit Sefa që ka depozituar kërkesën. 

Në një prononcim të shkurtër për mediat ai u shpreh se është një veprim thjesht procedurial.

“Nuk e kuptoj se pse ka interes kur është një veprim procedurial. Është praktikë e përcaktuar në kod. Kjo është një praktikë e ndjekur nga të gjitha partitë”, tha ai.

Sot është afati i fundit për regjistrimin në zgjedhje të partive politike.