Ballina Lajme Gruaja u flijua me tre fëmijët/ Apeli i Shkodrës lë në burg...

Gruaja u flijua me tre fëmijët/ Apeli i Shkodrës lë në burg bashkëshortin Ergys Arrazin

11

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Erdgys Arrazin, i arrestuar pasi bashkëshortja e tij Alma Arrazi, u vetëhodh në lumin Buna në Shkodër bashkë me 3 fëmijët, ku gjetën edhe vdekjen.

Njoftimi:

 

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, mbi bazën e materialit kallëzues të referuar nga Komisariati i Policisë Shkodër,,ka regjistruar kallëzimin penal, ndaj shtetasit me iniciale E. A, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e ligjshëm të ndalimit me inciativë dhe caktimit e masës së sigurimit personal “arrest në burg”, ndaj personit nën hetim shtetasit me iniciale E. A, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ““Shkaktimi i vetëvrasjes”” , parashikuar nga neni 99 të Kodit Penal.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, me vendimin nr. 351 , datë 07.05.2024, ka vendosur:

1. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.
2. Vleftësimin e ligjshëm të ndalimit të të dyshuarit E. A të bërë nga ana e Policisë Gjyqësore në datë 05.05.2024, ora 02.30 minuta.
3. Caktimin e masës së sigurimit personal ndaj të dyshuarit E. A atë të “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
4. Në aplikim të nenit 21/3 të ligjit “Mbi ekzekutimin e vendimeve penale” dhe nenit 417 të K.Pr.Penale ngarkohet Policia Gjyqësore dhe Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për ekzekutimin e këtij vendimi.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim me iniciale E. A, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit caktimin e masës së sigurimit atë të “detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore’ ose “garanci pasurore”

Në përfundim të gjykimit, sot më datë 30.05.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare znj. Elona Mihali , vendosi:

– Miratimin e vendimit nr. 351, datë 07.05.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.