Tani është kthyer në modë. Nga gazetar bëhesh politikan dhe nga politikan bëhesh gazetar.
Kështu ndodhi me Luan Ramën. Disa vite ministër, zyrtar i lartë në PS dhe LSI, tani me emision të vetin në Ora.
Kopja e tij e re është Grida Duma. Ajo po braktis Parlamentin për të bërë moderatoren e emisionit Top Story në Top Channel.
Ky emision, ka disa vite që po dështon vazhdimisht duke u shndërruar në Top futbolli me ndryshimet që ka pasur.
Kur Sokol Balla e drejtoi në fillim, emisioni ishte autoritar. Për vetë faktin se ishte goxha i njëanshëm, emisioni ra në audiencë aq sa ai u largua nga Top Channel dhe shkoi në Vizion Plus me Real Story.
Ndërkohë Top Channel e bëri Top Story investigativ, por e mbylli më vonë duke akuzuar stafin për gjoba.
Sokol Balla ndërkohë kishte shkuar në News24 dhe u rikthye. Zgjati vetëm pak muaj dhe emisioni u mbyll sërish.
Tani, Top Story pritet të drejtohet nga Grida Duma dhe rinis të hënën 14 nëntor.
Burime në Top Channel bënë të ditur për noa.al se ditën e sotme (e martë) Grida Duma do të japë dorëheqjen si deputete e Kuvendit dhe nga strukturat e Partisë Demokratike. Kurse të hënën ora 21 ajo do të nisë drejtimin e emisionit Top Story.
Deputetja Grida Duma duke hyre ne nje seance te jashtezakonshme parlamenti, ku Bajram Begaj u betua si Presidenti i 11 i Republikes
Grida Duma vjen nga radhët e PD dhe dikur ishte zëdhënëse e Sali Berishës.
Ashtu si ajo, dhe të tjerë zëdhënës kanë emisionet e tyre si Erla Mëhilli, Juela Melanie apo Neritan Sejamini. /noa.al