Greqia duket se vijon të mos gjejë qetësi teksa sërish ditën e sotme janë regjistruar lëkundje të forta tërmeti. Mediat greke raportojnë së tërmeti është shënuar në Kalamata, me magnitudë 4.1 ballë të shkallës Rihter, me epiqendër në brigjet e Methonit.
Bazuar në të njëjtat informacione, lëkundjet janë regjistruar 21 kilometra në jug-jugperëndim të Methonit, ndërsa thellësia fokale ka qenë 6 kilometra.
Lëkundjet janë ndjerë në Kalamata dhe zonat përreth të Messinisë.