Ballina Rajoni Greqi, shqiptari gjen 41-vjeçarin e pajetë në rrugë

Greqi, shqiptari gjen 41-vjeçarin e pajetë në rrugë

2

Një 41-vjeçar është gjetur pa jetë në Greqi. Mediat greke shkruajnë se 41-vjeçari, i cili dyshohet se është shqiptar, është gjetur i vdekur në një zonë rurale në Heralikon. Viktimën e ka gjetur një bashkëkombas shqiptar. Ky i fundit ndodhej në Heralikon si punëtor sezonal dhe kishte pikasur të vdekurin në rrugë.

Ai menjëherë njoftoi autoritetet policore, të cilët shkuan në vendin e ngjarjes. Trupi i viktimës është dërguar në morgun e qytetit dhe po i bëhen ekzaminimet për të zbuluar shkakun e vdekjes.