Një 47-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht këtë të martë në Selanik të Greqisë.
Sipas mediave greke, shqiptari është përplasur nga një kamion teksa ka qenë duke rregulluar gomën e makinës.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Michail Psellou” në Analipsi të Selanikut”, ndërsa siç raportohet 47-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Sakaq, autoritetet greke po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa identiteti i shqiptarit nuk është bërë ende publik./Opinion.al