Dy anije janë përplasur në portin e Kyllini në orët e para të mëngjesit të së shtunës. Sipas gnomip.gr, të dyja anijet që u përplasën në Kyllini i përkasin të njëjtës kompani detare. Sipas informacioneve nga aksidenti i ndodhur në orën 7 të mëngjesit, një anije ka pësuar çarje.
Fatmirësisht asnjë nga pasagjerët e anijes Kefalonia nuk u lëndua, por dëmet materiale janë të mëdha.
Shqetësim edhe për ata që kanë dashur të udhëtojnë drejt Zakynthos pasi do të qëndrojnë në portin e Kyllini deri në përfundimin e inspektimit nga ekspertët dhe ndezjen e “dritës jeshile” për lundrim nga autoriteti portual i Kyllini.