Ballina Lajme Greqi, 50-vjeçarja lyen burrin me terpentinë dhe i vë flakën

Greqi, 50-vjeçarja lyen burrin me terpentinë dhe i vë flakën

1

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje në lagjen “Agios Panteleimoni” në Athinë. Një grua dyshohet se i ka vendosur flakën bashkëshortit të saj 57-vjeçar.

Skena e tmerrshme ka ndodhur në orën 21:30 të mbrëmjes së djeshme. Sipas policisë, pas një sherri të ashpër me bashkëshortin, gruaja ka sulmuar me terpentinë dhe ka tentuar të djegë burrin të gjallë.

Burri në gjendje të mjerueshme dha alarmin, ndërsa kanë qenë fqinjët ata që kanë njoftuar policinë dhe gruaja u arrestua.

Policëve që e arrestuan, për t’u justifikuar, gruaja u tha se i shoqi ishte ai që tentoi t’i vinte flakën vetes.

Por nga hetimet, autoritetet greke zbuluan se 52-vjeçarja  kishte gënjyer. Gruaja është arrestuar, ndërsa 57-vjeçari ndodhet në spital në gjendje të rëndë./Opinion.al