Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Greqi, ku një 33-vjeçar shqiptar ka rrëmbyer, përdhunuar dhe ka tentuar ta djegë të gjallë ish-bashkëshorten e tij greke.
Sipas policisë, autori kishte qëndruar me makinë jashtë banesës së ish-gruas së tij 28-vjeçare Almyri Corinthia, dhe sapo kjo e fundit kishte dalë jashtë shtëpisë e ka marrë me forcë brenda mjetit dhe më pas është drejtuar drejt Isthmit.
Më pas, 33-vjeçari e ka ndaluar makinën në një rrugë të shkretë dhe nën kërcënimin për jetën e ka detyruar të renë të zhvishej dhe ka tentuar ta djegë të gjallë duke i vënë flakën flokëve të saj me çakmakun e tij .
Shqiptari e mori 28-vjeçaren të zhveshur, e çoi në shtëpinë e prindërve të tij në Korinth, ku e përdhunoi dhe më pas e përzuri.
Mediat greke shkruajnë se 28-vjeçarja e tmerruar ka shkuar të denoncojë në Policinë e Korinthit, por shqiptari është zhdukur.
Sakaq, autoritetet greke po vijojnë kontrollin e Peloponezit për gjetjen dhe kapjen e autorit./Opinion.al