Ballina Lajme Gratë në bujqësi, Krifca: Politika për të zgjeruar përfaqësimin në sipërmarrjet rurale

Gratë në bujqësi, Krifca: Politika për të zgjeruar përfaqësimin në sipërmarrjet rurale

7

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, gjatë një takimi që zhvilloi me gra dhe vajza përfaqësuese të realiteteve rurale, të ardhura nga çdo cep i Shqipërisë vuri në dukje forcën e gruas në zhvillimin e ekonomisë së vendit dhe veçanërisht në ate rurale.

Krifca tha se, “sipas USAID sot në botë 60-80 % të sigurimit ushqimor garantohet nga gratë. Dhe përsëri nga ne gratë kërkohet më shumë.

Ministrja u ndal dhe tek kthimi i vajzave në tokën e të parëve, duke i shndërruar kullat e tyre ato në destinacione agroturistike, të cilat kthejnë jo vetëm shpresën në komunitet, por sjellin dhe një ndikim ekonomik pozitiv.

Në këtë aktivitet, u vlerësuan me certifikatë mirënjohjeje disa gra, të përzgjedhura vetë nga komunitetet e tyre, shoqatat e prodhuesve, blegtorëve apo të agroturizmit.

/rtsh/