Një 20-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke pas tentativës së dështuar për të grabitur nën kërcënimin e armës, së bashku me një tjetër person, i cili ka mundur që të arratiset.
Mediat greke raportojnë se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm në Athinë, kur dy personat e armatosur janë futur në dyqan duke kërcënuar klientët dhe punonjësit, e duke marrë më pas kasafortën.
Por policia është vënë menjëherë në ndjekje të tyre, e teksa tentonin që të largoheshin me një makinë të vjedhur, janë aksidentuar.
Pas aksidentit shqiptari është arrestuar, ndërsa personi tjetër është arratisur.