Ballina Lajme Grabitja me armë e pikës së këmbimit valutor në Tiranë, dyshohet se...

Grabitja me armë e pikës së këmbimit valutor në Tiranë, dyshohet se autori kishte dijeni për paratë. Policia verifikon 2 punonjëset

3

TIRANË- Autori i grabitjes së pikës së këmbimit valutor në zonën e Astirit, ende nuk është arrestuar. Mirëpo, Policia dyshon se autori mund të ketë pasur informacion mbi shumën monetare që ndodhej në ambientet e Exchange.

Raportohet se Policia po kryen verifikime për disa persona mes të cilëve edhe për dy punonjëset e Exchange, që ndodheshin aty në momentin e grabitjes.

Ditën e djeshme policia ka marrë edhe deklarimet e tyre, të cilat kanë sqaruar përpara hetuesve të gjithë dinamikën. Punonjëset deklaruan janë kërcënuar ofenduar e sharë nga autori i ngjarjes, i cili e kreu grabitjen në vetëm 1 minutë e 48 sekonda. E dyshimtë edhe fakti se dera e brendshme e sigurisë, ishte e hapur, e ngrihen dyshime se nëse ajo është lënë enkas për t’ja bërë autorit më të lehtë grabitjen.

Pas grabitjes, autori është larguar me biçikletë. Nuk përjashtohet mundësia që autori të letë pasur bashkëpunëtorë dhe ndonjë automjet mund ta ketë pritur në një ambient pa kamera dhe e ka larguar nga aty. Hetuesit kanë dalë në përfundim se grabitja ka qenë e mirëmenduar.