Ballina Lajme Kronike Goditi për vdekje me thikë pas shpine të riun në Tiranë, vetëdorëzohet...

Goditi për vdekje me thikë pas shpine të riun në Tiranë, vetëdorëzohet autori

1

Vetëdorëzohet në polici autori i vrasjes me thikë të të riut Stiven Toshkesi pak ditë më parë në Tiranë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se Aksel Hoxhaj është vetëdorëzuar sot në drejtorinë e Policisë së Tiranës. Nga të dhënat hetimore, Toshkesi dhe 18-vjeçari ishte zënë pak ditë më parë për një vajzë, ndërsa në sherr mes tyre ndërhyri dhe shoku i këtij të fundit që është arrestuar.

NJOFTIMI I POLICISE

Vetëdorëzohet autori i dyshuar i ngjarjes së ndodhur me datë 18.04.2023, ku humbi jetën shtetasi S. T. Si rezultat i presionit të kontrolleve të pandërprera nga shërbimet e Policisë dhe falë negociatave të vazhdueshme me familjarët, ditën e sotme, në DVP Tiranë, është vetëdorëzuar shtetasi A. H., 18 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas, më datë 18.04.2023, rreth orës 00:15, në rrugën “Skënder Sallaku”, në bashkëpunim me shtetasin E. M., 18 vjeç, (arrestuar disa orë pas ngjarjes), kanë goditur me mjet prerës shtetasin S. T., 20 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme