Policia ka arrestuar nxënësin që goditi të mërkurën mësuesen Majlinda Palushi në ambientet e gjimnazit “Hydajet Lezha”. 16 vjeçari është shoqëruar në praninë e psikologut, prindit dhe mbrojtësit ligjor. Ai akuzohet për veprat “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”.
Mësuesja u dërgua me ambulancë në spital pasi pësoi fraktura në krah nga goditja me karrige. Mësimi u bojkotua ditën e sotme nga mësuesit për shkak të kësaj ngjarjeje ndërsa pritet që të nesërmen të zhvillojnë një protestë lidhur me këtë situatë të vështirë nga sjellja e nxënësve./abcnews.al