38-vjeçari Enivled Aliu është arrestuar në Korfuz nga policia greke, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare pas një tentative vrasje.
38-vjeçari, një vit më parë, akuzohet se ka goditur me thikë disa herë një person, I cili fatmirësisht u mbijetoi plagëve.
Ngjarja ka ndodhur më 9 prill të 2022 në lagjen nr. 1 në Sarandë, ku pas një konflikti të çastit, Enivled Aliu ka goditur disa herë me thikë, në pjesë të ndryshme të trupit, Dino Majkon duke i shkaktuar dëme serioze për jetën dhe shëndetin.
Ndaj 38-vjeçarit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë caktoi në mungesë masën “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.
Arrestimi I tij u bë gjatë operacionit të koduar “Ishulli“, i cili do të ekstradohet në vendin tonë ku do të vuaj dënimin.
/rtsh.al/