Ballina Lajme Goditi me thikë 64-vjeçarin, vajzën dhe dhëndrin e tij italian, çfarë ndodhi...

Goditi me thikë 64-vjeçarin, vajzën dhe dhëndrin e tij italian, çfarë ndodhi para plagosjes në Tiranë. Si nisi sherri në lokal

1

Tre persona kanë mbetur të plagosur pas një sherri me thika në një lokal në Tiranë.

Gazetari Igli Çelmeta bën me dije për BalkanWeb se sherri ka ndodhur në një lokal në Laprakë, ku Altin Mergjyshi, 40 vjeç, dyshohet se ka goditur me thikë Viktor Rrapollari, 64 vjeç, vajzën e këtij të fundit, Roxhersa, 40 vjeçe, si dhe bashkëshortin e saj italian, 47 vjeç.

Autori pasi është konfliktuar verbalisht me tre personat, është afruar në tavolinën e tyre dhe i ka goditur me thikë.

Autori punonte në fabrikën e italianit Massimo Sorvillo, ndërsa ky i fundit e kishte hequr nga puna.

 

 

Tre të plagosurit ndodhet në spital, ndërsa 64-vjeçari është në rrezik për jetën pasi thika e ka prekur në zemër.

Sakaq, policia ka nisur kërkimet për të vënë në pranga autorin dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.