Ballina Rajoni Goditet nga një gur kur mblidhte bimë mjekësore,ndërron jetë 40-vjeçari shqiptar në...

Goditet nga një gur kur mblidhte bimë mjekësore,ndërron jetë 40-vjeçari shqiptar në Greqi

1

Një 40-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Keratea të Greqisë pasi është goditur nga një gur. Mësohet se ngjarja ka ndodhur teksa shqiptari po mblidhte bimë në një mal.

Ai u godit nga një gur që u shkëput nga një shkëmb dhe më pas është rrëzuar nga 20 metra lartësi duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Dy persona të tjerë të cilët ndodheshin po ashtu në mal me 40 vjeçarin shqiptar kanë njoftuar autoritetet për ngjarjen e rëndë./Opinion.al