Ballina Lajme Goditet me thikë 30-vjeçari shqiptar në Vjenë, autori një zyrtar shtetëror shqiptar

Goditet me thikë 30-vjeçari shqiptar në Vjenë, autori një zyrtar shtetëror shqiptar

1

Një 30-vjeçar shqiptar dyshohet se ka sulmuar me thikë një tjetër shqiptar në një apartament në Vjenë. Sipas policisë austriake ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 16:20 në një banesë në Vjenë-Meidling.

Mediat e huaja shkruajnë se një burrë 30-vjeçar, me profesion avokat në Shqipëri, u pa me gjurmë gjaku në trup por pa lëndime të dukshme, teksa dilte nga apartamenti ku ndodhi plagosja.

Një burrë i dytë, gjithashtu 30-vjeçar është gjetur me një plagë thike në shpinë para shtëpisë. I plagosuri ka marrë ndihmë urgjente mjekësore nga shërbimi profesional i shpëtimit të Vjenës dhe është dërguar në spital. Nuk ka asnjë rrezik për jetën.

Në banesë u gjet edhe thika, me të cilën është kryer plagosja. Sipas hetimeve të deritanishme, 30-vjeçari, zyrtar shtetëror shqiptar dyshohet se ka sulmuar të plagosurin po 30 vjeç. Ai u arrestua përkohësisht dhe u dërgua në burg me urdhër të prokurorisë publike të Vjenës. Zyra e Policisë Kriminale të Vjenës, dega jugore, mori përsipër hetimin.

I plagosuri pritet të merret në pyetje gjatë ditës së sotme./Opinion.al