Nëse nuk është mami, kush do të qajë aty? Patjetër që do të jenë, ata janë forca ime”, u shpreh artistja.
E emocionuar, Elvana rrëfen se pika e saj e dobët është babi.
Babi është pika ime e dobët. E di që ku të shkoj në shtëpi mami do të thotë avash mi avash. Prindërit nuk i ndan dot, por babin e kam pikë të dobët. Është një mbështetje shumë e madhe për mua dhe kujdeset shumë. Kur jam në Tiranë, ai përgatit çdo ushqim që unë konsumoj që të kem energjitë e duhura. Babi gatuan për mua dhe unë ia puth duart”.
Ndërsa motra do të jetë pjesë e koncertit, duke performuar live për publikun.
“Motra është gjithashtu një mbështetje shumë e madhe, me motrën kemi punuar shumë pasi ajo është edhe profesoreshë e Bel Cantos, përveç se është soprano, ka punuar shumë me zërin tim, ka qenë e para që ka evidentuar zërin tim”, tha këngëtarja.