Tiranë- OSBE/ODIHR nis vëzhgimin e zgjedhjeve vendore në Shqipëri!
Eksperienca e gjatë në monitorimin e zgjedhjeve në Shqipëri i ka dhënë mundësinë Audrey Glover të njohë mirë terrenin politik.
Pas takimeve me krerë apo përfaqësuesve të partive politike, marrjes së opinioneve dhe bërjes së një “rezymeje” të situatës politike në vend, Shefja e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve nga Zyra e OSBE/ ODIHR-it do të jetë e disponueshme për t’iu përgjigjur pyetjeve se ku konsiston puna e Misionit të Vëzhgimit të ODIHR gjatë periudhës së fushatës deri, dhe gjatë ditës së zgjedhjeve.
Kryevëzhguesja e zgjedhjeve të 14 Majit nuk do të jetë në gjendje të japë një vlerësim të zgjedhjeve apo të rezultateve të vëzhgimit ditën e zgjedhjeve, pasi ky informacion do të jepet vetëm kur vëzhguesit ndërkombëtarë të japin deklaratën e tyre paraprake në një konferencë për shtyp të hënën në Tiranë.
Glover, gjithashtu, do të vëzhgojë procedurat dhe votimin rreth orës 11:00 brenda QV jashtë Akademisë së Arteve, Sheshi Nënë Tereza 2, në Tiranë.