Ballina Lajme Gledis Nano shkon për herë të dytë brenda javës në SPAK

Gledis Nano shkon për herë të dytë brenda javës në SPAK

1

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Kjo është hera e dytë brenda pesë ditëve që numri një i policisë zhvillon takime ne Prokurorinë e Posaçme.

Me urdhër të SPAK ditën e sotme është arrestuar shtetasi Bledar Zeneli i cili dyshohet se shpërndante thirrje terroriste dhe nxitje të urrejtjes nëpërmjet rrjeteve sociale në mbështetje të ISIS.

Ende nuk dihet konkretisht arsyeja e thirrjes së Gledis Nanos në SPAK, nëse ka lidhje me arrestimin e Bledar Zenelit apo atentateve të ndodhura së fundmi në Shqipëri. Gledis Nano është parë i shoqëruar në SPAK edhe nga drejtori i ri i policisë kriminale Neritan Nallbati.